Bota

Kryemadhi: Ja laboratori nga doli koronavirusi

Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në studion e OPEN në Top Channel, teksa tha se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Kinë. Sipas saj, ideja ishte që të krijohej një armë e vrasjes në masë.

Kryetarja e LSI tha se kemi të bëjmë me një virus sintetik dhe jo bakterologjik, prandaj e gjithë bota është konfuze.

“E dimë të gjithë se koronavirusi është prodhuar nga një laborator në Kinë, prandaj ka përplasje mes SHBA dhe Kinës. Ideja e koronavirusit kishte idenë e një arme të vrasjes në masë. Unë nuk mendoj se është një virus si ebola dhe gripi i derrit, nuk është bakterologjik, por sintetik, prandaj bota është konfuze. Ky është mendimi im dhe nuk ma ndryshon as Karlo dhe as presidenti Donald Trump”, deklaroi Kryemadhi.

LEAVE A RESPONSE