Kryeministri, zv.kryeministri dhe ministri i arsimit në Maqedoni në karantinë, kanë pasur kontakt me person të prekur nga Covid-19

Posted by

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas informatës se kryetari i Komunës së Kumanovës është pozitiv ndaj Kovid-19, ndërkohë që ai gjatë ditës së djeshme mbajti një mbledhje me Shtabin e Krizës ku morën pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i arsimit Arbër Ademi, këta të fundit për momentin shkojnë në izolim shtëpiak, edhe përkundër që në mbledhjen në Kumanovë të gjithë funksionarët e Qeverisë kanë respektuar dhe zbatuar protokollin për mbrojtje.

Megjithatë puna e qeverisë do të vazhdoj pa ndërprerje përmes veglave digjitale të komunikimit.

Leave a Reply