Tema të rëndësishme u mbetën në gjysmë. E ata të cilët morën besimin e qytetarëve të vendit, pritet që nga fillim i javës që po vjen, t’i rikthehen punës.
Por para se parlamentarët t’u kthehen karrigeve, Kryesia e Kuvendit do mbajë mbledhjen e saj. E njëjta siç konfirmohet për T7, do zhvillohet të hënën në mesditë.Aty pritet të diskutohen temat që kanë mbetur në shqyrtim.
E me të nisur punën në sesionin e ri vjeshtor, si prioritet pritet që ta kenë miratimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike.Kështu së paku vlerësojnë, ata që vazhdimisht monitorojnë punën e të zgjedhurve të popullit.Ndërkohë, drejtori i IKD’së, Miftaraj thotë se Kuvendi përveç agjendës legjislative, ka ngecur edhe në emërimin e pozitave në borde e komisone që janë kompentencë e tyre.
Miftaraj shton se, mosmbështetja politike për të çuar përpara agjendën e Qeverisë, mund të reflektojë tek qytetarët, pasi mund të ketë pasoja në procese të rëndësishme për jetën e tyre.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkuan në pushim në fund të muajit shtator, duke lënë peng disa ndryshime ligjore dhe duke mos e kaluar as edhe projektligjin për rimëkëmbje ekonomike në këtë kohë me pandeminë.