LAJME

Kryetarët e komunave të Kosovës takohen sot me kryeministrin Hoti

Kryetarët e komunave të Kosovës do të zhvillojnë sot një takim me kryeministrin Avdullah Hoti dhe tre ministra, për të diskutuar lidhure me shpërndarjen e 10 milionë eurove në komuna, fillimin e procesit mësimor dhe situatën epidemiologjike me coronavirus.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar për KP se në këtë takim do të diskutohen disa tema kryesore, si fillimi i procesit mësimor, kriteret dhe shpërndarja e 10 milionë eurove në komunat e Kosovës si përkrahje në luftën ndaj parandalimit të përhapjes së COVID-19.

LEAVE A RESPONSE