LAJME

Kuçi: Institutin për krime lufte e krijova unë, s’është dashur të mbyllet / VIDEO

Qeveria Kurti ka mbajtur takim për krijimin e një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë. Deri në muajin shtator pritet të krijohet një raport për mënyrën e funksionimit të tij. Një Institut i tillë ishte krijuar në vitin 2011. Për Gazetën Express kanë folur deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, që kishte qenë ideator dhe themelues i institutit të parë gjatë kohës sa kishte udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, si dhe profesori i të drejtës penale, Ismet Salihu, që ishte drejtor i këtij mekanizmi.

Hajredin Kuçi në një bisedë për Gazetën Express ka thënë se në institutin që ishte krijuar vite më parë kanë punuar njerëzit më eminent të Kosovës, e se i njëjti nuk është dashur të mbyllet apo të shndërrohet në departament.

“Instituti ka qenë i themeluar, ka qenë edhe funksional dhe kanë punuar në të njerëzit më eminent të Kosovës në atë drejtim, nuk ka pasur nevojë që të mbyllet ta them shumë drejt, apo që të shndërrohet në departament. Instituti ka bërë punë të mirë, ka punë të mjaftueshme edhe në të ardhmen që të rriten kapacitetet. Instituti që e kam krijuar unë është një nga vendimet e para, ku kanë marrë pjesë Zejnullah Gruda, Ismet Salihu… ndër njerëzit më eminent të Kosovës”, thotë ai.

LEAVE A RESPONSE