Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, në Kosovë, nga ana e Qeverisë në detyrë.
Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, në fillim, pas shfaqjes së pandemisë është përdorur, sic e quan ai, një logjikë e gabuar e kufizimve.
“Kufizimet e para kohore, dhe me i detyru qytetarët me dalë të gjithë me një kohë, ishin gabim i madh”, thotë Haradinaj.
“Ajo ish me na detyru të gjithëve me dal në të njëjtën kohë që me ia shkepë njeri-tjetrit virusin. Ajo ishte një logjikë e gabuar”, ka shtuar kryetari i AAK-së.
“Në aspektin e mbrojtjes shëndetësore mendoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mjekëve…”, thotë Ramush Haradinaj për Reporterin.
Tutje, ai kritikon Qeverinë në detyrë Kurti se në aspektin ekonomik e kanë menaxhuar keq situatën dhe sipas tij do të shkaktojnë me sjelljet e tyre dëme të mëdha për qytetarët.
“I është bërë një dëm ekonomisë që ka mujtë me u sanu”, tha për Reporteri.net, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.