Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur padi ndaj ish-deputetit të Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka, pas disa deklaratave të këtij të fundit se kryeministri Albin Kurti dhe vetë ministrja Haxhiu janë takuar me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale.
Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.
Haxhiu përmes padisë së dërguar në Gjykatën Themelore, pretendon se Zeka ka shpifur dhe kështu ka dëmtuar reputacionin e saj dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.“Kjo deklaratë dihet qartazi se është e pasaktë dhe për këtë është në dijeni edhe vet i padituri Milaim Zeka por e ka bërë këtë me qëllim të dëmtimit dhe cenimit të imazhit të palës paditëse”, thuhet në mes tjerash në padi.


