Kurti i përgjigjet Borellit: S’mund të ketë dialog me harta e as marrëveshje që e ndanë Kosovën
Për Qeverinë e Republikës së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, çfarëdo diskutimi në të cilin mendohet të përfshihet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm.
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, dje në një intervistë për disa media të Ballkanit ka folur rreth çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd. Në këtë intervistë Borell nuk ka kundërështuar idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një çështje e tillë duhet të zgjidhet mes dy palëve dhe se nuk i takon BE’së t’iu tregojë serbëve e kosovarëve se për çfarë duhet të merren vesh e për çfarë jo.
Por për Qeverinë e Republikës së Kosovës që aktualisht drejtohet nga Albin Kurti, nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i një dialogut me harta.