Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij.
Kurti ka thënë se Luan Haradinaj është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Ai është po ashtu edhe një prej themeluesve të mbështetjes logjistike të ardhur prej Republikës së Shqipërisë. Luan Haradinaj me veprimtarinë e tij të armatosur kundër pushtuesit, mbajti të ndezur të vërtetën e rezistencës që përshkon popullin tonë. Por, Luan Haradinaj është edhe figura e përkryer e viteve ’90”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka shtuar më tej se Luan Haradinaj ishte student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë