LAJME

Kurti: Na u bë padrejtësi edhe në 2014-ën edhe tash, u ndryshuan rregullat e lojës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’i komentojë zhvillimet e fundit në LDK ku u emërua Avdullah Hoti si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Ai tha se Vetëvendosje vlerësimet do ti bëjë pas shkresave zyrtare, njofton Klan Kosova.

 

 

“Nuk do të preferoja të komentojë si kryeministër zhvillimet në një parti politike. Porsa u ktheva nga Mamusha dhe Rahoveci dhe nuk kam pasë t’i ndjekë se kush krejt çfarë tha. Porsa t’i shohim dokumentet zyrtare në tekst do të mund të japim vlerësimet”.

Kurti tha se në vitin 2014 kanë pranuar aktgjykimin e Kushtetueses ku të parin e zgjedhjeve e ka quajtur si shumicë relative, por ai tha se tani po veprohet në kundërshtim me këtë vendim dhe se po iu bëhet padrejtësi e dyfishtë.

“Në 2014 kemi konsideruar se shumica parlamentare e krijon qeverinë, por pati një aktgjykim të Kushtetueses. Ne ishim kritik por e kemi pranuar atë aktgjykim. VV-në e kanë akuzuar se nuk po e pranon të parin në garë. Ne e kemi pranuar aktgjykimin dhe nga viti 2015 jemi sjellë konform saj sepse edhe u thye fronti i VLAN si rezistencë ndaj kapjes së shtetit”.

“Tash dolëm të parët dhe ndryshuan rregullat e lojës. Atë aktgjykim e pranuam dhe tash po thonë le të kthehemi atje që është padrejtësi e dyfishtë. Edhe atëherë na u bë e padrejtë, por edhe tash”.

Kurti tha se sapo u fitua pavarësia nga PAN-i dhe Lista Serbe, LDK sërish po varet nga këta.

“Nga pavarësia prej PAN dhe Listës Serbe po synohet të kalohet në një varësi të dyfishtë”.

LEAVE A RESPONSE