Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim virtual me siç e quan ai, një prej mendjeve më të ndritura të botës akademike për çështjet e zhvillimit ekonomik, profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar.Kurti thotë se ky profesor do ta ndihmojë për programin dhe planin e Qeverisjes Alternative të VV-së.Kurti thotë se një ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë takimit 90 minutësh me profesorin Chang, ka qenë edhe propozimi i qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës.Kurti thotë se sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë.
“Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.
