LAJME

Kurti tregon emrat e shefave të rinj të KEK’ut, Telekomit dhe Infrakosit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Luigj Ymeri, Burbuqe Hana dhe Xhevat Ramosaj janë ushtrues detyre kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos.

Luigj Ymeri, Burbuqe Hana dhe Xhevat Ramosaj kanë marrë pozitat e reja derisa nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kurti tha se do të rimëkëmbin ndërmarrjet publike.

Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi.

Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë.

LEAVE A RESPONSE