Ambasadori Richard Grenell e ka ripërsëritur se ai kurrë nuk ka folur për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell ka reaguar pasi Kurti në një bisedë me gazetarë boshnjakë ka thënë se Grenell idenë e shkëmbimit të territoreve e ka marrë nga Federica Mogherini.

“Nuk ka pasur absolutisht asnjë diskutim për ndryshim territorial nga unë dhe as nuk është diskutuar ndonjëherë nga dikush tjetër në praninë time. E kemi thënë këtë disa herë”.

Kështu ka shkruar emisari i Trumpit, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në një postim në Twitter pasi një gazetar boshnjak ka publikuar pjese të një intervistë ku thuhet se Kurti ka përsëritur bindjet e tij se Grenelli ka zgjedhur idenë e korrigjimit të kufijve për të ecur para me dialogun.

Jasmin Mujanoviq, bashkautor i emisionit “Sarajevo Calling” ka shkruar në Twitter se gjatë një bashkëbisedimi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Grenellin se ka nisur presionin ndaj tij që nga fillimi i mandatit të tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

Mujanoviq shkruan se Kurti i ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij, ka vazhduar edhe me ndërmjetësimin e Grenellit.

“Ai ka thënë se diskutimi për korrgjim të kufijve kanë nisur gjatë kohës së Federica Mogherinit dhe është trajtuar direkt nga zyra e Thacit dhe e Vuciqit. Grenell e ka zgjedhur këtë ide dhe ka vazhduar presionin ndaj bllokut të Kurtit që ta pranojnë pa fjalë, atë që Kurti e quan një rregullim të shpejtë e të papërgjegjshëm”, ka shkruar Mujanoviq. /

By admin

Leave a Reply