Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, ka qenë i pozicionuar hapur që të ndërpresë mandatin e Qeverisë Kurti dhe që vendi të ketë një qeveri tjetër.
Për Qeverinë re që mund të krijohet nga LDK, bashkë me AAK-në, Nisman Socialdemokrate dhe partitë tjera, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ajo do të jetë Qeveri a pakicës.
“Përveç Presidentit e kemi edhe rrethanë tjetër politike – një Qeveri tjetër, që do të varet nga votat e Listës Serbe dhe PDK-së që si e tillë formon destabilitet në vend”, ka thënë Kusari-Lila, në Rubikon në Klan Kosova.
“Do të kishim Qeveri të pakicës e formuar në varshmëri të plotë në votat e Listës Serbe dhe Beogradit. Hapi i parë është që kërkohet prej saj është heqja e reciprocitet që ka qenë pikë e marrëveshjes në mes të LVV dhe LDK-së”.
Ajo ka thënë se mocioni i iniciuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë është bërë me plan.
“Nuk ka qenë përcaktimi që të vazhdohet puna e Qeverisë. Ka pasë sfida në qeverisje që edhe unë do t’i bëja ndryshe. Në një element që askush nuk e ka kontestuar janë reformat në vend dhe lufta ndaj korrupsionit. Kabineti Kurti nuk kanë pasur plan të bëheshin milionerë”, ka thënë Kusari-Lila.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.