Ky është gazetari i portalit “IndeksOnline”, Jeton Sopa që nuk iu frikësua truprojave të presidentit Thaçi dhe arriti të inçizojë drejtpërdrejtë gjithë ngjarjen me qytetarin të cilin e “sulmuan” truprojat e presidentit.
Fotoreporterët janë pjesë e pandashme e gazetarisë në botë por edhe te ne. Nuk thuhet rastësisht se në shumë raste, një fotografi është më e fuqishme se njëmijë fjalë. Fotografia dhe pamjet e bëjnë tekstin të besueshëm dhe është fakt i pamohueshëm se diçka ka ndodhur.
Një pamje të tillë ka sjellur sot fotoreporteri i IndeksOnline, Jeton Sopa, i cili përmes videos të sotit shpërfaqi atë që më së paku mund ta quajmë demokraci dhe liri të fjalës./AtdheuLajm

