Pak pas nisjes së takimit në Uashington, mediat serbe raportuan për zhvillime të mëdha, ku sipas tyre Vuçiqit i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.U citua madje edhe ministri serb, Sinisha Mali i cili konfirmoi këto raportime, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet.Të gjitha i mohoi Emisari Special për Dialogun, Richard Grenell i cili tha se këto raportime nuk janë të vërteta.Pika 10, sipas medieve gazetës Blic, që botohet në Beograd, kërkon në mënyrë eksplicite që Serbia ta njohë Kosovën. Paragrafi me të cilin kërkohet njohja në origjinal në gjuhën angleze është si në vijim:
Ndërsa e përkthyer në shqip:
“Të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”.