Fakti që është afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk është se e mbrojti dhe ndihmoi shumë. Lagja e spitalit ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në Prishtinë.

Duke e ditur këtë fakt banorët kanë shtuar kujdesin dhe po ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Por ata nuk besojnë se karantinimi bën punë.

“Kur e ka me të ra s’ka kush që e ndalë”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

Zona e dytë më e prekur në kryeqytet është ‘Arbëria’. Në këtë pjesë të Prishtinës ka më pak lëvizje krahasuar me Lagjen e Spitalit.

Banorët e pranojnë se rrinë brenda kryesisht.

Zyrtarë të udhëheqjes lokale thonë se nëse ka nevojë për karantinim do të jetë vështirë.

By admin

Leave a Reply