Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak do të mbajë sot një konferencë për medie në ora 12:30, në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Lajçak pritet të jep detaje për takimet me lideret politik në Kosovë.
“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak do të mbajë sot një konferencë për shtyp sot, më 18 qershor 2020, ora 12:30, në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.
Diplomati sllovak ka arritur para dy ditësh në Kosovë, nga Zvicra me një aeroplan të ushtrisë zvicerane.
Lajçak gjatë vizitës në Kosovë, ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendint, Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike.