LAJME

Lajçak: Takimi i sotëm me Hysenin dhe Gjuriqin ishte për përfundimin e çështjeve të diskutuara më herët

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot në Bruksel është takuar me Skënder Hysenin dhe Marko Gjuriq. Ai ka deklaruar se sot janë duke punuar në përfundimin e çështjeve që ishin disktuar në takimet e mëhershme.

“Para takimit të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që do të mbahet në fillim të shtatorit, u takova sërish me negociatorët/koordinatorët në Bruksel për të punuar në përfundimin e çështjeve që janë diskutuar gjatë takimeve të fundit”, shkroi Lajçak, duke bashkangjitur edhe fotografi me Hysenin dhe Gjuriqin.

LEAVE A RESPONSE