Edhe një ditë e qetë sa i përket situatës me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut.
Për 24 orët e fundit më shumë janë regjistruar pacientë të shëruar sesa të infektuar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë shtuar 28 raste të reja, kurse 48 pacientë janë shëruar. Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Covid-19 në vend ka arritur në 1259.
“Nga pacientët e shëruar 6 prej tyre janë mjekuar në spital dhe 42 në shtëpi. Këto të fundit i takojnë qyteteve Kumanovë, Shtip, Shkup, Tetovë, Manastir dhe Radovish. Rastet e infektuara: 11 në Shkup, 2 në Kumanovë, 9 në Prilep, 2 në Tetovë, 3 Veles dhe 1 në Vallandovë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, nga virusi Covid-19 është shtuar edhe një viktimë.



