LAJME

Lajm i mirë për gratë e Kosovës: Ja sa vende të reja të punës do të hapen

100 vende të reja të punës janë hapur për gratë e Kosovës, raporton Gazeta Express. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kompania  “Teuta&Lirika Matoshi”, të cilën e ka shpërndarë zëvendësministri, Halil Matoshi.

“Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, vecanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë “Teuta&Lirika Matoshi” brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese “Gratë për Gratë”. Kompania “Teuta&Lirika Matoshi” ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës”, tuhet në njoftim. Për punë mund të aplikojnë të gjitha të interesuarat për të punuar në fushën e dizajnit./GazetaExpress/

LEAVE A RESPONSE