LAJME

Lajmërojeni Policinë e Kosovës nëse e njihni ose dini diçka për këtë person

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast se kanë informacione lidhur me vendndodhjen e Elvir Sakut, ta lajmërojnë menjëherë policinë.


Elvir (Sahit) Saku i lindur më 04.12.1985 në fshatin Treboviq të Pejёs, i dënuar, është i kërkuar për veprёn penale, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A RESPONSE