LAJME

LËVIZJA VETËVENDOSJE REAGON PËRSËRI RRETH MARRËVESHJES EKONOMIKE TË UASHINGTONIT

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe njëherë në lidhje me marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit.

Sipas partisë së Albin Kurti, Qeveria Hoti në Uashington i dha Serbisë ndarje të Liqenit të Ujmanit, mini-schengen, qasje ne detin Adriatik dhe zbatoi kërkesat e Serbisë për mosaplikim për një vit nëpër organizata ndërkombëtare dhe “heqje” të emërtimit “Republikë”, njofton Insajderi. Subjekti më i madh politik në vend e quajti edhe njëherë Qeverinë Hoti si “paligjshme” dhe “jologjime”.

“Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e LVV-së. /Insajderi.com

LEAVE A RESPONSE