Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se sot thuajse tërë ditën ishte temë çështja e kthimit të djalit tij, Ene Aliut, nga SHBA-të dhe vetizolimit të tij në shtëpi.
Sipas tij, nëse ai [Eneu] do të ishte 18 vjeçar, do të karantinohej pa hezitimin më të vogël, njofton Klan Kosova.
“Eneu është 17 vjeçar dhe në kthimin e tij në Kosovë ishte pa përcjellje te prindit. Në bazë të rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë, atij, si i mitur dhe pa përcjellje, nuk i lejohet karantimi”.
“Nëse ai do të ishte 18 vjeçar, do të karantinohej pa hezitimin më të vogël. Ai tash është në vetizolim për 14 ditë, duke iu bindur rregullave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë”.