Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mirëpritur vendimin e MCC-së, për zhbllokimin e fondeve për Kosovën.
Limaj ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.
“Rrugëtimi i Kosovës në këto vite është i lidhur ngushtë me ShBA-të. Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.
Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti. /Telegrafi/