Përfaqësuesi i këtij koalicioni, Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka mospajtime mes partnerëve qeverisës. Limaj thotë se në këtë koalicion bashkëqeverisës, mungon koordinimi i ngushtë.
“Takime që janë të rregullta ku analizohen tema të rëndësishme për vendin. Natyrisht një nga temat kryesore sot ishte dialogu, sidomos pas marrëveshjes në Uashington. Është një moment i ri ne si partnerë duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk ka mospajtime- ka nevojë koordinim më të ngushtë, vendimmarrje më të qartë. Qartësi në agjendë. Ka gatishmëri prej të gjithëve që ne të ecim në këtë drejtim. Nuk ka këtu interesa të ngushta individuale partiake. Interesi ynë është që të jemi sa më të përgatitur”, tha Limaj.
Limaj ka folur edhe për Liqenin e Ujmanit që ka qenë pjesë e marrëveshjes në Uashington.
“Liqenin e Ujmanit është duke e menaxhuar Kosova, vendi ynë. Fizibiliteti është diçka tjetër, na kemi nevojë për fizivilitet të shumë ndërmarrjeve ekonomike. SIkur fizibiliteti i hekurudhës”, thotë ai.
I pari i Nismas ka kërkuar nga liderët politikë që të tregojn pjekuri politike.
“Mos të bëhen gara kush është patriot kush është tradhtar, kërkohet një pjekuri politike. Të bashkohemi për dialogun pozitë dhe opozitë, një marrëveshje si ajo në Uashington ne do të jetojmë me atë marrëveshje. Qytetarët do të jetojnë nga prodhimi i asaj marrëveshje”, tha Limaj para gazetarëve.