LAJME

Limaj për të pagjeturit: Vetëm drejtësia i shëron plagët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës.

“Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova e lirë ka kuptim”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Sot si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës.

Në ditën e të pagjeturve bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.

Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova e lirë ka kuptim. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE