Mali i Zi mund të pres deri në 120.000 vizitorë këtë vit

Posted by

Zv.ministri i Turizmit në Mal të Zi, Armend Milla ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet për sezonën turistike në këtë shtet, teksa rëndësi e madhe do t’iu kushtohet masave mbrojtëse. Ka treguar se Mali i Zi ka nisur lehtësimin e masave këtë javë.

“Me 15 maj janë hapur edhe restoranet dhe kafiteritë”, ka shtuar ai, teksa ka shtuar se në Mal të Zi janë vetëm katër raste aktive me koronavirus.

Ai në të njëjtën kohë e ka theksuar rëndësinë që e ka turizmi për shtetin e tij.

“Jemi të vetëdijshëm se kur hapën kufijtë, një numër i madh njerëzish do të vijnë në Mal të Zi, kështu që duhet të ketë masa. Është e qartë se intensiteti nuk do të jetë si më parë”, ka thënë ai.

Milla po ashtu ka folur për masat mbrojtëse për turistët.

Leave a Reply