Para disa ditësh kryeministri në detyrë Albin Kurti, iu ka bërë thirrje diasporës që të kontribuojnë në një fond të themeluar nga qeveria për luftimin e pandemisë Covid-19.
Në ditën e parë ishim grumbulluar 100 mijë euro.
Ndërkaq, deri sot janë 204 mijë e 704 euro, të donuara nga bashkëardhetarët tanë, kundër koronavirusit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes.
“Mërgata që nga momenti kur është publikuar thirrja ka vazhduar me dhurimin e të hollave në thesarin e shtetit për të ndihmuar përballimin me pandeminë. Në ditën e parë kishim afro 100 mijë euro teksa sot deri tash kjo shifër e kontributeve nga bashkatdhetarët ka arritur në 204 mijë e 740 euro”.