Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë shënuar vetëm 7 rastë të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Ky është numri më i ulët i rasteve ditore në muajin e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 1231, shkruan Gazeta Express.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar edhe 24 persona në kushte shtëpiake. Këta persona janë nga: Koçan (5), Shkup (4), Dibër (4), Tetovë (3), Prilep (3), Shtip (3), Strumicë (1).

Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një person i moshën 70 vjeçare. I ndjeri ishte nga Labunishta e Strugës, dhe erdhi në spital me gjendje të rënduar shëndetësore.

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit janë nga: Tetova (3), Kumanovë (2), Koçani (2)./GazetaExpress/

By admin

Leave a Reply