Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për disa vjedhje në objekte fetare të janë regjistruar gajtë tre viteve.
I arrestuari edhe më herët është dënuar, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar edhe fletarrest, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dje rreth orës 13:00 në rrugën ‘JNA’ në Gostivar, policët e SPB Tetovë – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar e arrestoi personin me inicialet S.A (54) nga Studeniçani”, thuhet në kumtesën e policisë.
Ai dyshohet se gjatë tre viteve në rajonin e Gostivarit ka kryer disa vjedhje në objekte fetare. Ai krahas rajonit të Gostivarit ka vepruar edhe në Kërçovë dhe Demir Kapi.
Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dërgohet në burgun e Idrizovës./Telegrafi/