LAJME

Maqedoni e Veriut: 7 viktima dhe 89 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat qytete (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 727 teste të realizuara, 89 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve,35 raste janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë, 27 në Shtip, 1 në Prilep, 7 në Tetovë, 1 në Gostivar, 1 në Strumicë, 4 në Koçani, dhe 1 në Sveti Nikollë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 2 pacientë të shëruar, 12 pacientë janë regjistruar në Prilep dhe 3 në Veles.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe një nga Struga.

LEAVE A RESPONSE