Ndryshe, Pendarovski në intervistë të tij paralajmëroi masa më të rrepte vetëm nëse organet kompetente shtetërore propozojnë një gjë të tillë./Telegrafi/
Ministri Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp për ditën e sotme tha se Maqedonia e Veriut po hyn në fazën e dytë të epidemisë.
“Vendi hyn në fazën e dytë të epidemisë. Nesër Komisioni për Sëmundje Infektive në Qeveri do të propozojë përforcim të masave”, tha Filipçe, njofton Telegtrafi Maqedoni.
Sipas tij, një ndër problemet kryesore janë bartësit e virusit pa simptoma dhe se rekomandimet qeveritare dhe shëndetësore që të shmanget distanca mes njerëzve duhet të respektohen.