Biznesmeni Martin Shkreli, i cili në vitin 2018 bëri bujë për shkak të rritjes së shumëfisht e çmimit të një ilaçi, kërkon të lirohet nga burgu me pretendimin se mund të ndihmojë në përgatitjen e ilacit kundër koronavirusit.
37 vjeçari në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u dënua pasi u akuzua për vjedhjen e 11 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij si dhe për shitjen e një ilaçi të kërkuar të quajtur Daraprim nga 13.50 dollarë një pilul në 750 dollarë. Ai në fakt duhet të lirohet nga burgu në 2023.
Kërkesa e tij e lirimit e përbërë nga 11 faqe është publikuar nga “Prospero Pharma,” një kompani që Shkreli bashkëthemeloi në vitin 2015.
Kjo kompani ishte objekt hetimi në 2019 pasi u akuzua se kishte krijuar pikërisht me qëllim që të mundte kompaninë “Retrophin”, nga e cila Shkreli ishte shkarkuar. Në dokument ai thotë se nuk do që të lirohet për përfitime personale por se ai ka qenë një sipërmarrës i dy kompanive farmaceutike dhe mund të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për zhvillimin e një trajtimi kundër koronavirusit.
Në kërkesën e lirisë së tij ai thotë se do të asistojë në një grup kërkimor për ilacin kundër COVID-19 për një periudhë 3 mujore dhe se lirimi i tij pas periudhës së COVID nuk është zgjidhje./oranews