Në lagjen Mati 1 janë disa nga 20 rastet e konfirmuara pozitiv sot me koronavirus në Prishtinë.

Si rrjedhojë pas vendimit të MSH-së për futjen e Prishtinës në karantinë, kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti ka njoftuar se lagjja Mati 1 do të ketë masa të shtuara policore pasi atje gjenden disa nga rastet pozitive.

“Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. /Gazeta Shneta/

By admin

Leave a Reply