MASAT E REJA- MINISTRJA HARADINAJ DEL KUNDËR QEVERISË

Posted by

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dalë kundër propozimit të Qeverisë, për izolim të qytetarëve të Kosovës që kthehen nga Shqipëria

Haradinaj- Stublla, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, përcjell Insajderi.org

“Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku. Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë”, ka shkruar ajo në Facebook

Sipas saj, izolimi total kufitar ka sjellë vetëm dëm.

“Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi”, ka shtuar ajo.

Haradinaj-Stublla ka thënë se masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza./Insajderi.org

Leave a Reply