LAJME

Mblidhet në mes të natës Vetëvendosje, çka po diskutohet?

Burime kanë bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Shenjat e para nga Vetëvendosje janë që ky vendim që u mor unanimisht nuk do të respektohet prej tyre.

Mendohet se mund të ketë protesta nga ky subjekt politik që ishte në pushtet tash e mbi 110 ditë.

Vendimi në fjalë konsideronte që shumica parlamentare kishte të drejtë të formonte Qeverinë pas mocionit të suksesshëm të rrëzimit të Qeverisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A RESPONSE