Teksa foli për krizën politike në Kosovë, publicisti Kim Mehmeti shprehet se, fitimi i zgjedhjeve nga Vetëvendosje tregoi se gjërat mund të arrihen edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve.
Sipas Mehmetit, rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie ishte i gabuar, ndërsa shtoi se, VV-ja do t’i detyronte hajdutët që ta vjellin atë që e vodhën me vite.
“Nuk ka nevojë të na ndihmojnë të jashtmit. Andaj edhe ne e marrim më tragjikisht rënien e qeverisë së VV në Kosovë se shpresonim dhe shpresojmë se më në fund do të vijë një gjeneratë e re që do të na shpëtojë nga thundrat e politikanëve që mendojnë se partia dhe populli janë një. Edhe në kohë të demokracisë nje jetojmë në kohë të partizuar. Demokraci nuk është kur votuesi është pronë e partisë, por kur partia është pronë e votuesit”, theksoi Mehmeti.