Me paratë e taksapaguesve, “room service” kishte paguar në një hotel Meliza Haradinaj, kur në fund të vitit të 2018-s ishte pjesë e një udhëtimi zyrtar në Vjenë. Vizitën e kishte bërë në cilësinë e këshilltares së Ramush Haradinajt, që atëkohë ishte kryeministër.
Shërbimi në dhomë, çfarë kishte kërkuar Haradinaj, ofrohet kryesisht nga hotele të shtrenjtat dhe kostoja për shërbim të këtillë është ekstra pagesës së dhomës së hotelit. Të tilla shërbime kryesisht kërkohen nga të pasurit. Është shërbim luksi, meqë, mes tjerash, iu mundësohet mysafirëve të përzgjedhin ushqimet dhe pijet, dhe ato t’iu shërbehen në dhomë.
Fatura është lëshuar më 20 nëntor të 2018-s nga hoteli “Le Meridien” dhe një kopje të së cilës e kishte siguruar “Koha Ditore”.
Si këshilltare e kryeministrit, ajo krahas pagës, drekave dhe derivateve, i kishte shpenzuar edhe rreth 20 mijë euro.
Të mërkurën, ish-këshilltarja e kryeministrit është propozuar për ministre të Punëve të Jashtme të Kosovës, në Qeverinë që synon ta ndërtojnë LDK-ja, AAK-ja, Nisma, dhe partitë e komuniteteve pakicë, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe.