LAJME

Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

Kusari ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, teksa ka thënë se ajo është përjashtuar nga të vjetërit në parti që më shumë kanë bashkëpunim me PDK’në se sa me deputetët e rinj brenda partisë.

E ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7 deputetja e VV’së, Mimoza Kusari, ka folur edhe për marrëdhëniet që ka pasur brenda grupit parlamentar të LDK’së dhe atij të VV’së.

“Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa nuk janë marrë me neve në grupin parlamentar. Aty nuk lejohet mendimi ndryshe. Bashkëpunim kemi pasur me LDK’në fillimisht. E kam ndjerë vetën të jashtme, të përjashtuar”, thotë ajo.

Në të kundërtën kemi pasur Albin Kurtin që ka debatuar me neve për cdo vendim, kemi debatuar brenda, kemi shprehur mendimet dhe kemi dalë me një vendim”, shton ajo.

“Tek LDK shpesh më ka thirrur Avdullah Hoti dhe më fliste për Ilir Dedën që t’ia ndërroja mendimin, nuk pranoja”, përfundoi ai. /Express/

LEAVE A RESPONSE