LAJME SHËNDET

Mjekja kosovare e licensuar për estetikë ofron këshilla falas për lëkurën

Duke parë situatën që ka shkaktuar pandemia koronavirus në vendin tonë, doktoresha e licensuar për estetikë, Dafina Krasniqi ka vendosur që të ofrojë këshilla falas për lëkurën.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo.

“Të nderuarë qytetarë,dhe klientë te nderuar,

Me qëllim që të ndihmojmë në këtë situatë pandemie, do te mundohemi t’ju ofrojmë; konsulta, këshilla, propozime si dhe përshkrime terapeutike për problemet dhe sëmundjet e ndryshme të lëkurës (dermatologji) ne bashkpunim me Biodroga Kosove.

Kësisoj, nëse keni një shqetësim apo problem lëkure (të shoqëruar edhe me foto), për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat tona, mund të na shkruani pa hezitim në Facebook dhe Instagram.

Me respekt,

Stafi i dr.Dafina “Dermal”.

E menjëherë pas kësaj inciative, Krasniqi ka bërë të ditur se interesimi ka qenë mjaft i madh.

LEAVE A RESPONSE