“M’ka kap promaja” e “M ‘shkoj goja te veshi” janë vetëm disa prej shprehjeve që përdoren në gjuhën e popullit, atëherë kur ka dyer e dritare të hapura dhe brenda shtëpisë, dhe jo vetëm.
Këto shprehje i referohen shukjes apo rrymimit të ajrit, sëmundje kjo e cila vetëm para disa vjetëve është njohur si e tillë nga organizata botërore e shëndetit, raporton emisioni #gjesi në T7.
Ky lloj çrregullimi vjen si pasojë e ndeshjes së ajrit nga njëra anë në tjetrën, duke shkaktuar kështu bllokime në gjymtyrët e trupit të njeriut.
Kryesisht kjo sëmundje prek shpinën, krahët, këmbët e me rase edhe fytyrën.
Krasniqi gjithashtu shton se problemet me rrymim të ajrit janë të shpeshta dhe trajtimi i tyre është mjaft delikat.
Pas trajtimit të kësaj sëmundje me fizioterapi dhe terapi të nevojshme, pacientët duhet të kenë kujdes të shtuar, pasi një rikthim i saj shkakton probleme serioze për shëndetin.
Kjo mund të bëhet duke shmangur vende e ftohta dhe ato me rrymim të ajrit./GazetaExpress/