LAJME

Murati: Mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki (Video)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki.

Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e parashikuar atë apo duke goditur anëtarët e gjykatës është i pashembullt

Postimi i plotë:

Mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki
Përpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e parashikuar atë apo duke goditur anëtarët e gjykatës është i pashembullt. Përveç i pashembullt do të jetë i dëmshëm për Kosovën e me pasoja të rënda për të ardhmen. Ata që nesër nuk do ta pranojnë vendimim e Gjykatës Kushtetuese, do ta shtrojnë rrugën që herëve tjera të tjerët, përkatësisht çdoherë dikush t’i kontestojë e të mos i pranojë vendimet e saj. Kjo rrugë dërgon në anarki e rrënim. Viktima do të jemi të gjithë pa përjashtim, e mbi të gjitha Kosova e qytetarët ne emër të së cilës flasin të gjithë. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE