Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se në Kosovë po sheh gëzim se Lugina e Preshevës nuk do t’i bashkohet vendit.
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e ‘shkëmbimit të territoreve’”.“Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po ‘fali zot se nuk din çka flasin’”, është shprehur Murati.“Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova”, ka thënë ai.
Postimi i tij i plotë: