Musa: Gjykata Kushtetuese do të vendos pro formimit të qeverisë së re – kjo është arsyeja!

Posted by

Njohësi i çështjeve juridike, Skender Musa, po shprehet i bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të dekretit të presidentit Thaçi për formimin e qeverisë së re.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Musa thotë se në praktikën ndërkombëtare e sidomos në vendet BE-së, njihet praktika e humbjes së shumicë së një qeverie dhe formimit të një shumice tjetër.

“Ne besojmë se vendim do të jetë në favor të formimit të qeverisë së re në bazë të dekretit të Presidentit sepse edhe në praktikën ndërkombëtare e sidomos në vendet BE-së, njihet praktika e humbjes së shumicë së një qeverie dhe formimit të një shumice tjetër. Në bazë të vendimit që i referohet qeveria në dorëheqje, ai vendim përcakton vetëm zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili duhet të propozohet nga partia apo koalicioni i cili ka fituar shumicën, por nuk e specifikon zgjedhjen e qeverisë|, ka thënë Musa.

Leave a Reply