LAJME

Mustafa: Jam i lumtur që u prish koalicioni me VV, Kurti e shkarkoi veten (Video)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se grupi i LDK-së ka dhënë mjaft argumente që duhet t’i ketë Gjykata Kushtetuese për të drejtën qeverisëse por do ta respektojnë çdo vendim të gjykatës.

Ai është shprehur i bindur që nuk kanë bërë shkelje kushtetuese. Spas tij, Kurti e shkarkoi veten për arsye se i ashpërsoi deri në kufi të patolerueshëm relacionet me ShBA-të.

“Jam i lumtur që ka rënë ky koalicion sepse po të vazhdonte, sigurisht që do të kishim probleme edhe me të mëdha. Si mund të funksionojmë një bashkëqeverisje ku një parti del dhe shkarkon ministra pa na pyetur. Kjo nuk ka kuptim sepse në të kundërtën do të thonim eja shkel mbi qafen tonë sepse kemi një marrëveshje”, tha Mustafa.

 

LEAVE A RESPONSE