Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se edhe Albin Kurti edhe Vjosa Osmani e kanë të qartë se s’ka thika mbi harta, transmeton Periskopi.
‘Kam qenë i bindur se nuk do të diskutohet për territore. Ka qenë e qartë edhe për Kurtin e Osmanin se s’ka thika mbi tavolinë. Por kam pa një mungesë të guximit që të sfidohet nga ajo cështje Kurti. Po heziton, i kam thënë se nuk duhet me dyshu sepse SHBA asnjëhere nuk na ka sfiduar me dicka që s’mund ta pranojmë’’, ka thënë Mustafa në një debat televiziv.
‘’U pa që s’ka zgjidhje për ndryshimin e kufijve’’, ka shtuar ai.
