Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeverinë mund ta formojë edhe partia e dytë. Madje Mustafa tregon se edhe Kurti mendonte dikur kështu duke thënë se kushdo që del i pari nuk është mbret.
“Është e qartë se Gjykata Kushtetuese ka thënë se qeverinë mund ta bëjë edhe partia e dytë, e tretë, apo e katërt. Kështu e ka interpretuar edhe vet Kurti në vitin 2014, ai ka thënë se kushdo që del i pari nuk është mbret”, është shprehur Mustafa.
Ai tha se Kurti hezitoi ta bëjë qeverinë duke mos e dërguar emrin e kryeministrit nga partia e vet.
“Askush nuk mund ta shfrytëzojë një afat kohorë pa kufi. Sepse megjithatë duhet të ekzistojë një kufi që partia që ka dalë e para, të reflektojë dhe ta jep kandidatin për kryeministër.

