LAJME

Mustafa në Samitin e Zagrebit: LDK i ka përcaktuar qartë orientimet e saj, Kosovës i duhet Qeveri e re – VIDEO

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin e Zagrebit si anëtar i Partive Popullore Evropiane, ku tha se ky Samit ka reflektuar përkushtim konkret të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor për betejën kundër COVID-19 dhe zhvillimin e demokracisë evropiane.

Mustafa ka thënë se në këtë Samit, LDK-ja ka përcaktuar qartë orientimet e saj për një Kosovë pro-evropiane dhe zhvillimin e miqësisë së përhershme me SHBA.

“Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP), me ftesë të Presidentit Donald Tusk, sot mora pjesë në Samitin-Videokonferencën e Zagrebit të EPP për Ballkanin Perëndimor. Samiti i EPP-së reflektoi një përkushtim konkret të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në betejën për të mposhtur COVID-19, por edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejmë si pjesë të demokracisë evropiane. Fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe respektimi i i të drejtave të njeriut ishin dhe mbeten preokupim i EPP-së. LDK i ka përcaktuar qartë orientimet e saj për një Kosovë proevropiane, pa asnjë dilemë dhe pa asnjë alternativë, dhe zhvillimin e miqësisë së përhershme me SHBA”, shkruan Mustafa.

LEAVE A RESPONSE