LAJME

Mustafa: Pacolli nuk është i qasshëm, me AKR mbetet më vonë të zgjidhet çështja e përfaqësimit në Qeveri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot para takimit me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se sot do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate, ndërsa për Aleancën Kosova e Re, tha se meqenëse Behgjet Pacolli nuk është i qasshëm, mbetet që më vonë të zgjidhjet çështja e përfaqësimit të tyre në Qeveri.

Mustafa po ashtu njoftoi se me komunitetet jo serbe në Kosovë është duke biseduar kandidati për kryeministër Avdullah Hoti dhe se beson që do të përmbyllet e gjitha.

“Sa i përket AKR-së, ne jemi marrë vesh që ata ta kenë vendin e vet në Qeveri. Meqenëse Pacolli nuk është i qasshëm nuk kemi arrit të ulemi, kemi komunikuar më parë me të dhe mbetet që më vonë të zgjidhet edhe përfaqësimi në qeveri dhe pozitat tjera politike në qeveri”, tha Mustafa.

Mustafa komentoi edhe deklaratat e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, lidhur  me presidentin Thaçi dhe deputetin Pacolli, duke thënë se ministrat nuk mund të vendosin se kush do të arrestohet. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE